0:00Translator: Aida Musai
Reviewer: Helena Bedalli
0:15Kur isha 27 vjeç,
0:15hoqa dore nga nje pozicion vertet sfidues
si konsulente manaxheriale
0:18per te filluar nje pune edhe me sfiduese:
mesimdhenien.
0:23Shkova t'u mesoja matematike
klasave te shtata
0:26ne shkollat publike te New York-ut.
0:28Si cdo mesues une u beja kuize dhe teste.
0:31U jepja detyra shtepie.
0:33Kur m'i dorezonin ato, une vendosja notat.
0:36Ajo qe me ra ne sy ishte se
kuocienti i inteligjences nuk ishte
0:41ndryshimi i vetem
mes nxenesve te mire dhe atyre te dobet.
0:45Disa prej me te mireve
0:47nuk kishin marre pike maksimale
ne testin e kuocientit.
0:50Ndersa disa prej nxenesve me te zgjuar,
nuk shkonin aq mire.
0:54Kjo me beri te mendoj.
0:56Gjerat qe mesohen
ne matematiken e klases se shtate,
0:59epo ato jane te veshtira: thyesat, presjet,
1:02siperfaqia e nje paralelogrami.
1:04Por keto nuk jane koncepte te pamundura,
1:07dhe une isha plotesisht e bindur se nxenesit e mi
1:11mund t'i pervetesonin ato
1:14nese punonin fort
duke i dedikuar kohen e mjaftueshme.
1:17Pas disa viteve ne mesimdhenie,
1:19arrita ne konkluzionin
se ajo qe i nevojitet sistemit shkollor
1:23eshte te kuptoje me mire
nxenesit dhe mesimdhenien
1:26nga kendveshtrimi motivacional,
1:29nga kendveshtrimi psikologjik.
1:32Ne sistemin tone, gjeja qe arrijme te masim
me me shume sukses
1:36eshte kuocienti i inteligjences, por,
po sikur suksesi ne shkolle e ne jete
1:42te varej nga dicka me e madhe
1:44se sa aftesia per te mesuar
shpejt dhe me lehtesi?
1:48Keshtu une braktisa klasen,
1:50dhe shkova ne universitet
per t'u bere psikologe.
1:54Fillova te studioj femijet dhe te rriturit
1:56ne ambiente te ndryshme shume sfiduese,
1:59dhe ne cdo studim pyetja qe beja ishte,
2:01kush eshte me i suksesshem ketu, dhe pse?
2:04Skuadra ime e kerkuesve dhe une
shkuan ne West Point Military Academy.
2:08U perpoqem te parashikonim
se cilet prej kadeteve
2:10do t'i rezistonte stervitjes ushtarake
dhe cilet do t'a braktisnin ate.
2:14Shkuam tek National Spelling Bee
(konkurs germezimi)
2:16dhe provuam te gjenim
cilet prej femijeve do te qendronin
2:19me gjate ne gare.
2:22Ne studiuam mesues ne vitin e tyre te pare
2:23qe punonin ne lagje te veshtira,
per te kuptuar
2:27cilet prej tyre do te vazhdonin
te jepnin mesim
2:29ne fund te vitit te pare,
2:31dhe cilet prej tyre do te ishin me te zote
2:34ne permiresimin e notave
te nxenesve te tyre?
2:37Lidhem partneritet me kompani private,
per te kuptuar
2:40cilet prej shitesve do te arrinin
te mbanin punen e tyre?
2:42Dhe cilet do te fitonin me shume prej saj?
2:45Ne keto kontekste kaq te ndryshme,
2:47pame se ekzistonte nje karakteristike
2:50per te parashikuar suksesin.
2:52Nuk behet fjale per inteligjencen sociale.
2:55Nuk ishte pamja e bukur, shendeti,
dhe as kuocienti.
2:59Behej fjale per kuraje.
3:02Kuraje do te thote pasion dhe kembengulje
ne arritjen e objektivave afatgjate.
3:07Kuraje do te thote te jesh i qendrueshem,
3:09Kuraje do te thote
t'i qendrosh besnik te ardhmes
3:13jo vetem per nje jave, apo nje muaj,
3:17por per vite me rradhe, duke punuar fort
3:20per t'a shnderruar te ardhmen ne realitet.
3:23Kuraje do te thote t'a jetosh jeten
si nje maratone, dhe jo si nje sprint.
3:28Disa vjet me pare fillova te studioj kurajon
3:31ne shkollat publike te Chicagos.
3:33I kerkova mijera vitparistave
ne shkollat e mesme
3:35te plotesonin pyetesore mbi kurajon,
3:37dhe prita me shume nje vit
3:39per te pare se cilet prej tyre
do te diplomoheshin.
3:41Rezultoi se femijet me me shume kuraje
3:44kishin me shume mundesi diplomimi,
3:47edhe ne rastin kur i masja ata
ne cdo karakteristike te matshme,
3:51si per shembull te ardhurat e familjes,
3:53rezultatet e testeve standarde,
3:56madje edhe ne lidhje me sigurine
qe ndjenin femijet ne ambientin skollor.
3:59Kuraja nuk eshte e rendesishme vetem ne
4:02West Point apo ne konkursin e germezimit.
Por edhe ne shkolle,
4:05sidomos per femijet qe rrezikojne
t'a braktisin ate.
4:09Per mua fakti me shokues
ne lidhje me kurajen
4:12eshte se ne dime shume pak,
4:14shkenca di shume pak,
mbi menyren se si ajo krijohet.
4:17Cdo dite prinder e mesues me pyesin,
4:19"Si mund t'i bej femijet me kurajoze?
4:21Si mund t'i mesoj femijeve
nje etike te forte pune?
4:25Si t'ia bej per t'i mbajtur te motivuar
ne afatgjate?"
4:28Pergjigja ime e sinqerte eshte,
Nuk e di. (te qeshura)
4:32Ajo qe di eshte se talenti
nuk te ben kurajoz.
4:35Te dhenat tona tregojne shume qarte
4:38se ka shume individe te talentuar
4:40te cilet nuk perkushtohen ne maksimum.
4:44Ne fakt, te dhenat thone se
kuraja nuk eshte e lidhur,
4:48madje eshte ne perpjestim te zhdrejte
me talentin.
4:52Deri sot, ideja me e mire qe kam degjuar
ne lidhje me krijimin e kurajes
4:56eshte dicka e quajtur "mendesia e rritjes".
4:59Kjo eshte nje ide e zhvilluar
ne Stanford University
5:02nga Carol Dweck, dhe ka te beje me besimin
5:05se aftesia per te mesuar
nuk eshte kostante,
5:08por mund te ndryshoje
ne baze te perpjekjeve.
5:11Dr. Dweck ka treguar se
kur femijet lexojne dhe mesojne
5:14se truri ndryshon dhe rritet
5:18ne baze te sfidave qe kalon,
5:19ata jane shume me te prirur te kembengulin
pas deshtimeve,
5:23sepse ata nuk besojne se deshtimi
5:26eshte nje gjendje e pandryshueshme.
5:29Mendesia e rritjes eshte nje ide e mire
per te krijuar kuraje.
5:33Por na duhet me shume.
5:35Pikerisht ketu une do ndal fjalimin tim,
5:36sepse ne ndodhemi ketu.
5:38Kjo eshte puna qe na pret.
5:40Duhet te gjejme idete me te mira,
gjetjet me bindese,
5:44dhe pastaj t'i testojme ato.
5:46Duhet te masim a ishim te sukseshem,
5:49dhe duhet te jemi te gatshem
te deshtojme, te gabojme,
5:53t'ia rinisim me mesimet e marra.
5:56Me fjale te tjera, duhet te kemi kuraje
5:59qe t'u japim femijeve me shume kuraje.
6:02Faleminderit
6:03(duartrokitje)